Trance (shqiptohet: trens) është zhanër i muzikës elektronike (electronic dance music) që ka filluar të zhvillohet rreth vitit 1990 në Gjermani. Është e karakterizuar me tempo të melodisë me rrahje prej 120 deri 160 rrahje për minutë, duke përsëritur frazat e melodies që e formojnë atë muzikë.
Artistët që kanë krijuar/ krijojnë muzikë trance janë: Armin van Buuren, Paul van Dyk, Aly & Fila, Paul Oakenfold, Ferry Corsten, Markus Schulz, Gareth Emery, Alex M.O.R.P.H., BT, Cosmic Gate, Tiesto etj., etj.
Sipas një votimi nga mijëra adhurues të muzikës trance, në vitin 2013, ata votuan muzikën „Tuvan“ të Gaias (pseudonim i Armin van Buurenit) si klasikja më e mirë, përcjellur nga „Silence“ -Delerium në bashkëpunim me Sarah McLachlan; „Adagio For Strings“ -Tiesto etj.