Glock në vitin 2011 | |
Karriera në Formula Një | |
Kombësia | Gjerman |
---|---|
Vitet aktiv | 2004, 2008–2012 |
Ekipe | Jordan, Toyota, Virgin, Marussia |
Pjesmarrje | 95 |
Kampionate | 0 |
Fitore | 0 |
Podiume | 3 |
Pikët gjithsej | 51 |
Pol pozita | 0 |
Xhiro të shpejta | 1 |
Pjesmarrja e parë | Çmimi i madh i Kanadasë 2004 |
Fitorja e parë | – |
Fitorja e fundit | – |
Pjesmarrja e fundit | Çmimi i madh i Brazilit 2012 |
Sezoni i fundit | 20ti (0 pikë) |
Timo Glock (lindur më 18 mars 1982) është një pilot garash profesionist gjerman.
Ai më përpara ka garuar në Formula Një me ekipet Jordan, Toyota, Virgin dhe Marussia. Ai përfundoi i 10ti në renditjen për pilotë të sezoneve 2008 dhe 2009, duke arritur edhe tre podiume.
Pasi u largua nga Formula Një në vitin 2013, Glock u bë një puntor pilotësh për BMW në Deutsche Tourenwagen Masters, duke garuar për ekipin BMW MTEK; ai arriti podiumin e tij të parë DTM në cirkuitin Red Bull Ring dhe fitoi për herë të parë në garën e fundit të sezonit në Hockenheimring.
Glock ka lindur në Lindenfels të Gjermanisë Perëndimore. Ai filloi karrierën e garimit në vitin 1998 në moshën 15 vjeç. Ai fitoi disa kampionte kartingu si kupën e të rinjëve BMW ADAC Formula në vitin 2000, që e ndoqi me triumfin në kampionatin Formula BMW ADAC një vit më pas. Në sezonin e parë të Formulës Tre Gjermane në vitin 2002, ai u rendit i treti si dhe u shpall fillestari i vitit. Në vitin 2003, ai konkuroi në Formula Tre Euroseries, duke fituar tre gara dhe tre podiume, që ishin të mjaftueshme për t'i siguruar vendin e pestë në renditjen për pilotë.
Në vitin 2005, Glock vijoi karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku garoi në kampionatin Champ Car World Series me ekipin Rocketsports. Rezultati i tij më i mirë ishte vendi i dytë i arritur në Cirkuitin Gilles Villeneuve në Molson Indy Montreal të Kanadasë. Në atë garë, ai humbi duelin për kreun me Oriol Servià. Në xhirot e fundit, ai e mori dy herë kreun e garës ndaj Serviàs, por në herën e dytë ai e preu shkurt kthesën e fundit të cirkuitit. Rregullat nënvizonin që nëse një pilot fiton ose mbron një pozicion duke dalë nga pista, atëherë ai duhet të hapi rrugë. Gjermanit j'u kërkua të hapte rrugën nga zyrtarët e Champ Car dhe të lejonte Serviàn të merrte kryesimin. Glock u bind në mesin e xhiros së fundit dhe në fund ai e përfundoi garën vetëm 1 sekond larg spanjollit. Glock përfundoi i teti në renditjen për pilotë si dhe fitoi çmimin "Fillestari i Vitit i Champ Car".
Në vitin 2006, Glock garoi në GP2 Series në Evropë, një nivel poshtë Formula Një. Ai e nisi me ekipin mesatar BCN Competicion, me të cilën arriti rezultate mesatare. Megjithatë, në mes të sezonit, ai kaloi te ekipi pretendent iSport dhe pas disa rezultateve të përmirsuara, ai e mbylli kampionatin në vendin e katërt. Ai gjithashtu fitoi çmimin "piloti më i përmirsuar". Po në atë vit, Glock u rikthye në Formula Një ku testoi për një kohë të shkurtër makinën e ekipit BWM Sauber, gjë që solli edhe afrimin e tij përfundimtar në ekip si pilot rezervë në janar 2007.
Glock vazhdoi të garonte në GP2 Series edhe për vitin 2007, ku ai vazhdoi të ishte pjesë e iSport dhe fitoi pesë gara në kampionat të cilin e fitoi me 88 pikë. Pas një aksidenti serioz të pilotit kryesor të BWM Sauber Robert Kubica në Çmimin e madh të Kanadasë 2007, u përfol se do të ishte Glock ai që do t'a zëvëndësonte. Megjithatë, ekipi zgjodhi gjermanin tjetër Sebastian Vettel, i cili ishte piloti kryesor testues. Garimi i Vettel si pilot zëvëndësues e ndihmoi atë që të merrte një rol piloti kryesor te Scuderia Toro Rosso gjatë atij sezoni, duke nisur me Çmimin e madh të Hungarisë, duke bërë që Glock të promovohej si piloti rezervë kryesor i BWM.
Glock u mor nga ekipi Jordan Grand Prix si piloti testues për sezonin 2004. Gjermani debutoi në atë sezon,zëvëndësuar Giorgio Pantanon (i cili kishte një çështje kontraktuale) për Çmimin e madh të Kanadasë. Ai e mbylli garën në vendin e 11të, por u ngjit me katër pozicione në vendin e 7të pas skualifikimit të makinave Williams dhe Toyota, duke shënuar dy pikët e para në karrierë.
Glock më pas garoi edhe në tre garat e fundit të sezonit, duke zëvëndësuar sërisht italianin Pantano. Sponsorizimi i Glock me Deutsche Post bëri që Jordan t'i riktheheshin ngjyrat e DHL.
Pasi fitoi GP2 Series në vitin 2007, Glock ishte i lidhur me një kalim te disa ekipe të Formula Një. Në fund, ai firmosi një kontratë me Toyota F1, edhe pse ishte ende nën kontratë me BWM si pilot testues, që solli hapjen e një çështjeje te Bordi i Njohjes së Kontratave. Në nëntor, BNK doli në përfundimin se Glock ishte i lirë të garonte për ekipin japonez për sezonin 2008, me shpejt pas këtij vendimi, gjermani firmosi një kontratë tre-vjeaçre duke zëvëndësuar Ralf Schumacher. Ai shënoi pikët e para të sezonit 2008 në Çmimin e madh të Kanadasë, duke përfunduar në vendin e katërt para Felipe Massës me Ferrari. Glock u kualifikua i pesti për Çmimin e madh të Hungarisë, një rekord personal, dhe e mbylli garën në vendin e dytë, duke arritur podiumin e parë në karrierë. Në Çmimin e madh të Singaporit, Glock doli i katërti, duke arritur një nga rezultatet më të mira të sezonit.
Në garën e fundit të sezonit 2008, në Çmimin e madh të Brazilit, Glock ishte në pozicionin e shtatë disa xhiro nga përfundimi dhe vendosi të qëndronte në pistë me goma për pistë të thatë, kurse shumica e pilotëve vendosën të kishin goma për shi për shkak se shiu filloi në xhirot e fundit. Duke nisur xhiron e fundit, Glock ishte i katërti, por ai u parakalua në kthesat e fundit nga Toro Rosso i Sebastian Vettel dhe McLaren i Lewis Hamilton. Parakalimi që britaniku kreu ndaj Glock ishte i mjatueshëm për t'i siguruar fitimin e titullit kampion për pilotë. Glock e përfundoi garën i gjashti dhe kampionatin i dhjeti, me 25 pikë, mbrapa shokut të skuadrës Jarno Trulli.
Viti 2009 nisi mjaft mirë për Glock. Pasi u rendit në tre vendet e para në tre seancat e praktikës në Australi, ai arriti vendin e gjashtë në provat zyrtare. Megjithatë, bishti i makinës së tij dhe i shokut të tij të skuadrës Trulli u konsiderua në kundërshtim të rregullores sportive të FIA-s, duke bërë që t'a niste garën nga vendi i 19të. Në garë, Glock bëri një parqitje mbreslënëse, duke kryer manovra të fuqishme, përfshirë dy ndaj Fernando Alonsos dhe Sébastien Buemi për t'a përfunduar garën në vendin e pestë. Megjithatë, pas garës, piloti i McLaren Lewis Hamilton u skualifikua dhe j'u hoq vendi i katërt i arritur në garë, duke bërë që Glock të renditej i katërti. Një javë më pas, në Malajzi, ai u kualifikua i pesti, por e nisi garën nga vendi i tretë për shkak të penaliteteve të Sebastian Vettel dhe Rubens Barrichellos. Në nisjen e garës, Glock zbriti në vendin e 8të, por një ndryshim i saktë i gomave pas nisjes së shiut në kombimin me një pilot të shkëlqyer nga gjermani, bënë që ai t'a mbyllte garën në vendin e 3të; gara u mbyll në xhiron e 33të për shkak të terrenit të rënduar nga shiu.
Glock arriti dy vende të shtata në garat e rradhës në Kinë me shi dhe në pistën e thatë të Bahrainit, duke arritur në kuotën e 12 pikëve edhe pse këto rezultate erdhën në rrugë kontrast. Në Kinë ai regjistroi vetëm kohën e 14të më të shpejtë, duke mos arritur dot seancën e dytë të provave zyrtare, kurse në Bahrain u kualifikua i 2ti, por strategjia e dobët me gomat e forta bëri që ai t'a përfundonte garën në vendin e shtatë. Glock mori podiumin e dytë të sezonit në Çmimin e madh të Singaporit duke arritur një vend të dytë, mbrapa Hamiltonit, edhe pse e nisi garën nga vendi i 6të. Gara filloi mirë për gjermanin që parakaloi Alonson dhe më pas Webberin i cili u detyrua të lejonte Alonson të kalonte. Më pas në garë, Glock dukej se do të përfundonte i 3ti deri sa Nico Rosberg kaloi vijën e bardhë kur po dilte nga bokset, duke marrë një penalitet që e lejoi Glock të merrte vendin e 2të lehtësisht.
Gjatë praktikës së të premtes në Çmimin e madh të Japonisë, Glock u përplas rëndë në kthesën e fundit dhe u dërgua në spital pasi kishte dëmtuar këmbën. Kjo gjë e bëri të pamundur pjesmarrjen e tij në garë, duke e lënë Toyotën me vetëm një pilot, italianin Trulli. Më 11 tetor 2009, Toyota konfirmoi se piloti testues Kamui Kobayashi do të ishte zëvëndësuesi i gjermanit për Çmimin e madh të Brazilit, pasi Glock ende nuk ishte rikuperuar dhe se dëmtimi i kishte shkaktuar komplikacione të tjera. Glock kishte thyer edhe vertebrën, duke bërë që të mungonte edhe në Çmimin e madh të Abu Dabit, që ishte edhe gara e fundit e sezonit. Glock e mbylli kampionatin në vendin e 10të me 24 pikë. Pas përfundimit të sezonit, Toyota deklaroi tërheqjen e menjëhershme nga sporti, duke e lënë Glock pa ekip dhe me një të ardhme të paqartë.
E ardhmja e gjermanit në atë kohë ishte e paqartë, por më 17 nëntor ekipi i ri Manor Grand Prix lajmëroi se Glock do të ishte piloti kryesor i ekipit për sezonet 2010 dhe 2011. Në fillim dukej si Glock do të ish shok skuadre me polakun Robert Kubica te Renault, por ekipi francez ishte në mëdyshje nëse do të merrte pjesë në sezonin 2010, duke bërë që Glock të zgjidhje menjëherë Manor, edhe pse nuk ekip më pak konkurues. Manor u bë Virgin Racing në nëntor 2009 dhe shoku i ri i skuadrës i Glock ishte ish rivali i tij në GP2 Series, Lucas di Grassi.
Glock e nisi sezonin me tre tërheqje në tre garat e para në Bahrain, Australi dhe Malajzi. Ai nuk garoi dot në Çmimin e madh të Kinës për shkak të një difekti në motorr; pavarësisht kësaj, gjermani kishte zhvilluar një paraqitje pozitive në kualifikuese duke qënë më i shpejtë se pilotët e ekipeve të reja (Lotus & HRT) dhe se shoku i skuadrës Di Grassi. Glock arriti rezultatin më të mirë të sezonit në Çmimin e madh të Japonisë, duke përfunduar në vendin e 14të që ishte gjithashtu edhe rezultati më i mirë i sezonit për ekipin.
Për sezonin 2011, Glock u konfirmua te Marussia sëbashku me pilotin e ri të ekipit, belgun Jérôme d'Ambrosio. Në Çmimin e madh të Turqisë, Glock regjistroi kohën e 22të më të shpejtë, duke lënë pas vetëm iranianin Narain Karthikeyan. Megjithatë, ai ishte piloti i vetëm që nuk e nisi garën pasi humbi marshin e pestë në makinë. Më 24 korrik 2011, u lajmërua se Glock kishte firmosur një kontratë të re tre-vjeçare me ekipin, duke bërë që ai të ishte pjesë e Virgin Racing deri në fund të sezonit 2014.
Ekipi ndryshoi emrin për sezonin 2012 duke e bërë Marussia F1; u lajmërua gjithashtu se Glock do të kishte një tjetër pilot si shok skuadre, të tretin në tre vite. Piloti i ri ishte fillestari francez Charles Pic. Marussia u detyrua të mos merrte pjesë në provat para-sezonale pasi dështuan provën e hundës së makinës, por në fund gjithçka u zgjidh dhe Glock j'u dha leja për të marrë pjesë në garën e parë të sezonit. Ai u rendit i 14ti në Australi, duke barazuar rezultatin më të mirë në historinë e ekipit Virgin/Marussia. Në garën e rradhës në Malajzi, ai u rendit i 17ti, para se të arrinte vendin e 19të në dy garat e rradhës në Kinë dhe Bahrain. Pas kësaj, ai u rendit i 18ti në Spanjë para se të përsëriste vendin e 14të në Monakos. Në Çmimin e madh të Kanadasë, ai u tërhoq për shkak të një problemi me frenat.
Glock u tërhoq nga Çmimin i madh i Evropës për shkak se kishte probleme me stomakun. Ai u rikthye në Çmimin e madh të Britanisë ku përfundoi i 18ti, një rezultat i pasuar nga një vend i 22të në garën e shtëpisë. U raportua se gjatë Çmimit të madh të Hungarisë, Glock u përfshi në një ballafaqim me shokun e skuadrës Pic pasi ky i fundit e bllokoi gjermanin gjatë provave zyrtare. Glock në fund u rendit i 21ti në garë pas një dueli me bashkëkombasin Michael Schumacher dhe spanjollin Pedro de la Rosa. Glock përfundoi në pozitën e 15të në Spa pas një përplasje me Pastor Maldonadon. Ai doli i padëmtuar nga aksidenti dhe e përfundoi garën para shokut të skuadrës, duke dueluar sëbashku në xhirot e fundit të garës gjatë kohës që u dubluan edhe nga makinat e pozicioneve të para. Në Monza, ai përfundoi në vendin e 17të pasi pësoi dëmtim në një pjesë të hundës së makinës pas një përplasje me Vitaly Petrov në kthesën e dytë të xhiros së parë.
Në garën e Singaporit, Glock u rendit i 12ti duke arritur rezultatin më të lartë në historinë e ekipit. Ky rezultat vendimtar e ngjiti Marussian në vendin e 10të në renditjen për konstruktorë, duke kaluar HRT për shkak të renditjes më të lartë në gara. Në Çmimin e madh të Japonisë, Glock ishte në pozicionin e 12të në xhiron e dytë, kjo falë dy incidenteve në dy kthesat e para të xhiros së parë, megjithatë, në fund ai u rendit i 16ti. Ai pati sërisht një duel me Schumacherin në Abu Dabi, të cilin e la të kalonte për të kaluar finlandezin Heikki Kovalainen i cili me Caterhamin e tij ishte në vendin e 12të, që mund t'a rrëzonte Marussian nga vendin e 10të në renditjen e konstruktorëve.
Në garën e fundit të sezonit në Brazil, ai po garonte fuqishëm dhe ishte përpara pilotëve të Caterham deri sa u godit nga Jean-Éric Vergne. Glock më pas deklaroi se kjo gjë "i shkatërroi garën", kurse më pas Petrov parakaloi Pic për të marrë vendin e 11të në garë. Kjo gjë zbriti edhe Marussian në vendin e 11të në renditjen për konstruktorë. Glock e përfundoi kampionatin në vendin e 20të, rezultati më i mirë i ekipit Virgin/Marussia.
Ai duhej të vazhdonte me Marussian edhe për sezonin 2013 për shkak se ishte ende nën kontratë dhe shok skuadre do të kishte britanikun Max Chilton, i cili do të ishte shoku i skuadrës i katërt në katër vite, por më 21 janar 2013, u njoftua se Glock kishte ndërprerë kontratën me ekipin me mirëkuptim.
Glock kaloi në kampionatin DTM për sezonin 2013, duke firmosur me BWM. Ai mori pikët e para të sezonit në garën e tretë, ku arriti edhe podiumin e parë. Ai shënoi pikët e rradhës vetëm në garën e fundit të sezonit në Hockenheim, ku ai fitoi garën e parë në karrierën e tij në DTM.
Glock aktualisht jeton në Zvicër me të dashurën e tij Isabell Reis, e cila është një modele gjermane. Ajo e ndjek atë gjatë karrierës së tij të garimit. Glock dhe Reis janë komshi dhe miq të afërm me ish pilotin e Caterham F1 Heikki Kovalainen dhe të dashurën e tij britanike Catherine Hyde.
† Glock ishte pilot i ftuar dhe nuk mundej të shënonte pikë.
* Sezoni ende në vazhdim.
Viti | Ekipi | Shasia | Motorri | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | DC | Pikët |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2003 | Opel Team KMS | Dallara F303/009 | Spiess-Opel | HOC 1 6 |
HOC 2 7 |
ADR 1 1 |
ADR 2 13 |
PAU 1 3 |
PAU 2 Ret |
NOR 1 2 |
NOR 2 3 |
LMS 1 18 |
LMS 2 25 |
NÜR 1 14 |
NÜR 2 12 |
A1R 1 12 |
A1R 2 9 |
ZAN 1 15 |
ZAN 2 14 |
HOC 1 1 |
HOC 2 22 |
MAG 1 13 |
MAG 2 1 |
5ti | 55 |
Viti | Ekipi | Makina | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | DC | Pikët |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2004 | Porsche AG | Porsche 996 GT3 | ITA | CAT | MON | NÜR 7 |
USA | USA | MAG | SIL | HOC | HUN | SPA | MNZ | NC‡ | 0‡ |
‡ Nuk mund të marri dot pikë.
(Garat me të trasha tregon pol pozitën) (Garat me të pjerrta tregon xhiron më të shpejtë)
‡ Gjysma e pikëve u shpërndanë në Çmimin e madh të Malajzisë 2009 pasi më pak se 75% e garës ishte kryer.
(Garat me të trasha tregon pol pozitën) (Garat me të pjerrta tregon xhiron më të shpejtë)
Viti | Ekipi | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | Rend | Pikët |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2005 | Rocketsports | LBH 6 |
MTY 11 |
MIL 9 |
POR 10 |
CLE 10 |
TOR 7 |
EDM 13 |
SJO 6 |
DEN 13 |
MTL 2 |
LVG 8 |
SRF 6 |
MXC 5 |
8ti | 202 |
(Garat me të trasha tregon pol pozitën) (Garat me të pjerrta tregon xhiron më të shpejtë)
Viti | Ekipi | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | DC | Pikët |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2006 | BCN Competicion | VAL FEA 16 |
VAL SPR 8 |
IMO FEA 7 |
IMO SPR 4 |
NÜR FEA 17 |
NÜR SPR Ret |
CAT FEA 11 |
CAT SPR 10 |
MON FEA Ret |
4ti | 58 | ||||||||||||
iSport International | SIL FEA 2 |
SIL SPR 6 |
MAG FEA 1 |
MAG SPR 4 |
HOC FEA 3 |
HOC SPR 1 |
HUN FEA 2 |
HUN SPR 5 |
IST FEA 4 |
IST SPR 4 |
MNZ FEA Ret |
MNZ SPR DNS | ||||||||||||
2007 | iSport International | BHR FEA 2 |
BHR SPR 2 |
CAT FEA 2 |
CAT SPR 1 |
MON FEA 3 |
MAG FEA Ret |
MAG SPR Ret |
SIL FEA Ret |
SIL SPR Ret |
NÜR FEA 1 |
NÜR SPR 5 |
HUN FEA 10 |
HUN SPR Ret |
IST FEA 4 |
IST SPR 1 |
MNZ FEA 3 |
MNZ SPR 1 |
SPA FEA 17 |
SPA SPR DNS |
VAL FEA 7 |
VAL SPR 1 |
1ri | 88 |
(Garat me të trasha tregon pol pozitën) (Garat me të pjerrta tregon xhiron më të shpejtë)
Viti | Ekipi | Makina | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | Poz | Pikët |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2013 | BMW Team MTEK | BMW M3 DTM | HOC Ret |
BRH 13 |
SPL 3 |
LAU 14 |
NOR 13 |
MSC 16 |
NÜR 18 |
OSC 15 |
ZAN 18 |
HOC 1 |
9ti | 40 | ||||||||||
2014 | BMW Team MTEK | BMW M4 DTM | HOC 5 |
OSC Ret |
HUN 19 |
NOR 16 |
MSC 6 |
SPL 3 |
NÜR 17 |
LAU Ret |
ZAN 12 |
HOC 11 |
16ti | 33 | ||||||||||
2015 | BMW Team MTEK | BMW M4 DTM | HOC 1 8 |
HOC 2 10 |
LAU 1 18 |
LAU 2 12 |
NOR 1 13 |
NOR 2 Ret |
ZAN 1 6 |
ZAN 2 4 |
SPL 1 19 |
SPL 2 14 |
MSC 1 Ret |
MSC 2 17 |
OSC 1 1 |
OSC 2 7 |
NÜR 1 13 |
NÜR 2 20 |
HOC 1 18† |
HOC 2 21 |
15ti | 56 | ||
2016 | BMW Team RMG | BMW M4 DTM | HOC 1 Ret |
HOC 2 DSQ |
SPL 1 4 |
SPL 2 1 |
LAU 1 12 |
LAU 2 10 |
NOR 1 21 |
NOR 2 9 |
ZAN 1 21 |
ZAN 2 6 |
MSC 1 11 |
MSC 2 24† |
NÜR 1 5 |
NÜR 2 14 |
HUN 1 13 |
HUN 2 5 |
HOC 1 7 |
HOC 2 4 |
10ti | 84 | ||
2017 | BMW Team RMG | BMW M4 DTM | HOC 1 2 |
HOC 2 8 |
LAU 1 11 |
LAU 2 15 |
HUN 1 2 |
HUN 2 7 |
NOR 1 5 |
NOR 2 10 |
MSC 1 5 |
MSC 2 13 |
ZAN 1 1 |
ZAN 2 7 |
NÜR 1 12 |
NÜR 2 8 |
SPL 1 10 |
SPL 2 7 |
HOC 1 3 |
HOC 2 12 |
7ti | 133 | ||
2018 | BMW Team RMR | BMW M4 DTM | HOC 1 3 |
HOC 2 1 |
LAU 1 2 |
LAU 2 5 |
HUN 1 14 |
HUN 2 2 |
NOR 1 10 |
NOR 2 10 |
ZAN 1 6 |
ZAN 2 10 |
BRH 1 13 |
BRH 2 11 |
MIS 1 7 |
MIS 2 15 |
NÜR 1 4 |
NÜR 2 16 |
SPL 1 Ret |
SPL 2 7 |
HOC 1 3 |
HOC 2 10 |
5ti | 144 |
2019 | BMW Team RMR | BMW M4 Turbo DTM | HOC 1 4 |
HOC 2 6 |
6ti* | 20* |
† Piloti është tërhequr, por renditet pasi ka përshkurtuar 75% të distancës së fituesit të garës. * Sezoni ende në vazhdim.
Viti | Numri | Ekipi | Bashk-piloti | Makina | Klasi | Xhiro | Poz. | Klas Poz. |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2017 | 7 | BMW Team SRM | Russell Ingall Tony Longhurst Mark Skaife |
BMW M6 GT3 | APP | 134 | DNF | DNF |
2018 | 100 | BMW Team SRM | Steven Richards Philipp Eng |
BMW M6 GT3 | APP | 270 | 9ti | 6ti |
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Timo Glock. |