Boninsegna në Rotterdam, 1974 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Roberto Boninsegna | ||
Datëlindja | 13 nëntor 1943 | ||
Vendlindja | Mantua, Itali | ||
Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Internazionale | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1963–1964 | Prato | 22 | (1) |
1964–1965 | Potenza | 32 | (9) |
1965–1966 | Varese | 28 | (5) |
1966–1969 | Cagliari | 83 | (23) |
1967 | → Chicago Mustangs (turi amerikan) | 9 | (10) |
1969–1976 | Internazionale | 197 | (113) |
1976–1979 | Juventus | 58 | (22) |
1979–1980 | Verona | 14 | (3) |
Gjithsej | 443 | (186) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1967–1974 | Italia | 22 | (9) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Roberto Boninsegna (lindur më 13 nëntor 1943) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si sulmues. Si lojtar, ai përfaqësoi kombëtaren italiane në dy edicione të FIFA Kupës së Botës, duke arritur finalen në 1970.
Boninsegna e nisi karrierën e tij si profesionist në Serie B me Praton në sezonin 1963–64. Një sezon më pas, ai u transferua te Potenza, e cila gjithashtu luante në Serie A. Pas kësaj, ai do të luante me Varesen po në të njëtën sezon. Në vitin 1966, Boninsegna u transferua te Cagliari ku do të qëndonte për tre vitet e ardhshme. Në sezonin 1968–69, ai ndihmoi klubin të arrinte një vend të dytë në Serie A, duke luajtur krah legjendës së klubit Luigi Riva në sulm. Gjatë verës së vitit 1976, Cagliari udhëtoi në Shtetet e Bashkuara për të luajtur në Ligën e Amerikës së Veriut si Chicago Mustangs; ai ishte golashënuesi më i mirë me 11 gola në nëntë ndeshje. Boninsegna fitoi statusin si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim në vitet 1970 si lojtar i Interit dhe Italisë, duke luajtur krah Sandro Mazzolës. Në Serie A, ai regjistroi 171 gola në 281 ndeshje, duke fituar çmimin Capocannoniere si shënuesi më i mirë në sezonet 1970–71 dhe 1971–72.
Pas transferimit të tij te Interi në vitin 1969, Boninsegna fitoi Scudetton në sezonin 1970–71 si dhe arriti finalen e Kupës Evropiane një sezon më pas, duke u mposhtur nga Ajaxi. Ai u transferua te klubi rival Juventus në vitin 1976 në këmbim të Pietro Anastasit, duke luajtur tre sezone gjatë së cilës fitoi dy kampionate, një Coppa Italia dhe një Kupë UEFA. Pasi u largua nga Juventusi në vitin 1979, Boninsegna shpenzoi vitin e fundit të karrierës me Veronën në Serie B, duke njoftuar tërheqjen nga futbolli në përfundim të sezonit 1979–80.
Boninsegna bëri debutimin e tij me Italinë më 18 nëntor 1967 në një kualifikuese të Euro 1968 kundër Zvicrës, e cila u mbyll në barazim 2–2. Ai nuk u thirr nga trajneri Ferruccio Valcareggi të ishte pjesë e ekipit për finalet e turnamentit, të cilën Italia e fitoi. Ai do të kishte disa mosmarrëveshje me Valcareggin përgjatë viteve. Boninsegna luajti në dy edicione të Kupës së Botës me Italinë, në vitet 1970 dhe 1974. Gjithsej, ai regjistroi 9 gola në 22 ndeshje me Italinë.
Gjatë FIFA Kupës së Botës 1970 që u zhvillua në Meksikë, Boninsegna ishte një nga lojtarët kryesor të Italisë, duke shënuar dy gola gjatë turnamentit. Në ndeshjen emocionuese gjysëm-finale kundër Gjermanisë Perëndimore, ai shënoi një gol dhe më pas asistoi golin e fitores të Luigi Riverës me Italinë që fitoi 4–3 në kohën shtesë. Në finale, ai shënoi golin e vetëm të Italisë (kur shënoi ishte goli i barazimit momental) në disfatën 4–1 kundër Brazilit; ai u zëvëndësua në minutat e fundit nga Rivera.
Si lojtar, Boninsegna ishte një sulmues i fuqishëm, i shkathët dhe akrobatik, i cili shquhej për aftësinë e shënimit të golave dhe inteligjencën brënda zonës kundërshtare. Ai ishte një golashënues i shquar i cili njihej për rrezikshmërinë e tij në duelet ajërore pavarësisht se nuk ishte i gjatë apo i fizikisht i madh. Ai gjithashtu zotëronte shpejtësi, rezistencë, aftësi teknike dhe vazhdimësi, veti këto që e bënë atë një nga sulmuesit më të mirë italian të gjeneratës së tij. Falë kërcimit të tij dhe aftësisë për të shënuar gola me kok, gazetarët sportiv i vunë pseudonimin "Bonimba". Pavarësisht talentin, Boninsegna shpesh u kritikua për egoizmin e tij, edhe pse ai ishte i aftë të krijonte raste shënimi për shokët e ekipit. Ai gjithashtu njihej për rivalitetin e tij në fushë me mbrojtësin e Juventusit Francesco Morini, i cili më pas u bë shoku i tij i skuadrës.
Sezoni | Klubi | Liga | ||
---|---|---|---|---|
Kompeticioni | Ndeshje | Gola | ||
1963–64 | Prato | Lega Calcio Serie B | 22 | 1 |
1964–65 | Potenza | Lega Calcio Serie B | 32 | 9 |
1965–66 | Varese | Serie A | 28 | 5 |
1966–67 | Cagliari | Serie A | 34 | 9 |
summer 1967 | Chicago Mustangs | United Soccer Association | 9 | 10 |
1967–68 | Cagliari | Serie A | 19 | 5 |
1968–69 | Serie A | 30 | 9 | |
1969–70 | Internazionale | Serie A | 30 | 13 |
1970–71 | Serie A | 28 | 24 | |
1971–72 | Serie A | 28 | 22 | |
1972–73 | Serie A | 27 | 12 | |
1973–74 | Serie A | 29 | 23 | |
1974–75 | Serie A | 29 | 9 | |
1975–76 | Serie A | 26 | 10 | |
1976–77 | Juventus | Serie A | 29 | 10 |
1977–78 | Serie A | 21 | 10 | |
1978–79 | Serie A | 8 | 2 | |
1979–80 | Verona | Lega Calcio Serie B | 14 | 3 |
Gjithsej në Serie A | 375 | 173 | ||
Gjithsej me klube | 443 | 186 | ||
Gjithsej karriera | 465 | 195 | ||
0.42 gola për ndeshje |
Italia | ||
---|---|---|
Viti | Ndsh | Gola |
1967 | 1 | 0 |
1968 | – | – |
1969 | – | – |
1970 | 7 | 3 |
1971 | 6 | 4 |
1972 | 3 | 1 |
1973 | – | – |
1974 | 5 | 1 |
Gjithsej | 22 | 9 |
Roberto Boninsegna Arkivuar 17 korrik 2011 tek Wayback Machine te Inter.it