Robert Koch | |
---|---|
U lind në | 11 dhjetor 1843 |
Vdiq | 27 maj 1910 |
Kombësia | Gjermanë |
Shkollimi | Universiteti i Göttingenit |
Njohur për | Zbulimin e bakteriologjisë |
Karriera shkencore | |
Fushat | Mikrobiologjia |
Influenced | Friedrich Loeffler |
Nënshkrimi | |
Robert Heinrich Hermann Koch (shqip: Robert Koh; 11 dhjetor 1843 – 27 maj 1910) ishte mjek dhe mikrobiolog gjermanë. Koh morri Çmimin Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi në vitin 1905. Instituti Robert Koh është emëruar në nder të tij.
Para se të hyjë në shkollë më 1848, ai u mësua si të shkruajë dhe të lexojë. Ai diplomoi nga shkolla e lartë në vitin 1862, duke kaluar shkëlqyeshëm në shkencë dhe matematikë. Në moshën 19 vjeç, ai shkoi në Universitetin e Göttingenit, duke studiuar shkencat natyrore. Sidoqoftë pas tri semestrave, ai vendosi të ndryshoj studimin në mjekësi, pasi dëshiroi të bëhej mjek. Në janar të vitit 1866, Koh diplomoi prej shkollës së mjekësisë.
Në korrik 1867, Koh u martua me Emma Adolfine Josephine Fraatz, dhe të dy kishin një vajzë, Gertrude, në vitin 1868. Martesa e tyre përfundoi pas 26 vite në vitin 1893, më vonë në njëjtin vit, ai u martua me aktoren Hedwig Freiberg.
Më 9 prill 1910, Koh pati sulm në zemër dhe kurrë nuk bëri shërim të plotë. Tri ditë pasi ligjëroi për hulumtimin e tij për tuberkulozin në Akademia Prusiane të Shkencave, Koh vdiq në Baden-Baden në moshën 66 vjeç. Ai ishte i pafe.