Franko Grilini

Franko Grilini

Franko Grilini (14 mars 1955) është politikan italian dhe aktivist i shquar për të drejtat e gejve.

Ai lindi në Pianoro, provincë e Bolonjës. Gjatë viteve 1970 ai mori pjesë në lëvizjet politike studentore. Ai ndoqi Universitetin e Bolonjës, nga ku u diplomua në vitin 1979 me një diplomë në arsim. Franko më pas u bë psikolog, psikoterapist dhe gazetar. Ai ishte 27 vjeç dhe i fejuar me një grua, kur u bë publik.

Grilini hyri në politikë në vitet 1970 me partinë e Unitetit Proletar. Në vitin 1985 ai kandidoi për Partinë Komuniste në provincën e Bolonjës . Nga viti 1991 deri në vitin 2001 ka qenë anëtar i vazhdueshëm i “Këshillit Kombëtar për Luftën kundër SIDA-s” i Ministrisë së Shëndetësisë. Ai u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Provincës së Bolonjës në vitin 1990, dhe më pas u rizgjodh në 1995 dhe 1999. Në vitin 1999 ai u emërua kryetar i Ministrisë Italiane për Shanset e Barabarta “Komisioni për të Drejtat dhe Shanset e Barabarta të Personave Gej”. Pas shpërbërjes së Partisë Komuniste, ai u bashkua me Partinë Demokratike të së Majtës, e cila më vonë u bë Demokratët e së Majtës . Ai u zgjodh për herë të parë në parlamentin italian në vitin 2001 dhe u rizgjodh në vitin 2006. Në vitin 2007, ai u largua nga partia e tij duke refuzuar të bashkohej me Partinë Demokratike dhe iu bashkua lëvizjes së Majtë Demokratike .

Midis legjislacionit që Grilini ka propozuar, është një ligj i bashkimit civil i ngjashëm me PACS francez dhe duke shtuar orientimin seksual dhe identitetin gjinor në nenin kundër diskriminimit të Kushtetutës së Italisë.

Më 28 qershor 1982, Grilini ndihmoi në themelimin e Circolo Omosessuale Ventotto Giugno në Bolonjë, grupi i parë homoseksual që mori fonde nga qeveria. Ky grup do të zhvillohej në grupin kombëtar Arçigej, organizata kryesore e gejve në Itali, e themeluar në 1985-n. Grilini ishte sekretar për dy vjet përpara se të bëhej president i saj në 1987-n. Në vitin 1988, ai thirri një seancë speciale të Arçigey me qëllim të njohjes së pranisë së lezbikeve në organizatë. Që nga viti 1998, ai ka qenë president nderi i Arçigej.

Ai ka themeluar gjithashtu LIKS (Lidhja Italiane për Luftën kundër SIDA-s ) në 1987, LFI (Lidhja e Familjeve te reja Italiane) - fillimisht LIFF (Lidhja e Familjes Ligjit te Pergjithshem), e cila synon të promovojë legjislacionin për njohjen ligjore të partneriteteve homoseksuale dhe heteroseksuale, në 1997-n dhe NOI (Italian Gay News), agjencia e parë e lajmeve homoseksuale në Itali, redaktor i së cilës ai mbetet, më 29 maj 1998.

Ai vuan nga mieloma multiple që prej vitit 2016.

Referime

  1. ^ Aldrich, Robert; Garry Wotherspoon (2001). Who's who in contemporary gay and lesbian history: from World War II to the present day (në italisht). Psychology Press. fq. 169–170. ISBN 9780203994085.
  2. ^ "Franco Grillini detto Grillo". Gruppi assembleari (në italisht). Regione Emilia-Romagna Assemblea Legislativa. Marrë më 2010-12-08.
  3. ^ Aldrich, Robert; Garry Wotherspoon (2001). Who's who in contemporary gay and lesbian history: from World War II to the present day (në anglisht). Psychology Press. fq. 169–170. ISBN 9780203994085.
  4. ^ Zecchini, Mirella (2005). Oltre lo stereotipo nei media e nelle società (në italisht). Armando Editore. fq. 44–45. ISBN 9788883588884.
  5. ^ Pedote, Paolo; Nicoletta Poidimani (2007). We will survive!: lesbiche, gay e trans in Italia (në italisht). Mimesis Edizioni. fq. 181. ISBN 9788884835673.
  6. ^ Borrillo, Daniel (2009). Omofobia. Storia e critica di un pregiudizio (në italisht). Edizioni Dedalo. fq. 155. ISBN 9788822055132.
  7. ^ Aldrich, Robert; Garry Wotherspoon (2001). Who's who in contemporary gay and lesbian history: from World War II to the present day (në anglisht). Psychology Press. fq. 169–170. ISBN 9780203994085.
  8. ^ Rossi Barilli, Gianni (1999). Il movimento gay in Italia (në italisht). Feltrinelli Editore. fq. 202. ISBN 9788807815591.
  9. ^ "Franco Grillini detto Grillo". Gruppi assembleari (në italisht). Regione Emilia-Romagna Assemblea Legislativa. Marrë më 2010-12-08.
  10. ^ Dall'intervista Franco Grillini: «Prima i diritti, ora il tumore: io lotto. E sono più rivoluzionario di Marx», Corriere.it, 1º febbraio 2018.